Zhgënjim për negociatat, Afrim KRASNIQI pesimist për 9 kushtet e Gjermanisë: Nuk plotësohen dot as në maj

Publikuar tek: aktualitet, më 16:01 18-10-2019 Zhgënjim për negociatat, Afrim KRASNIQI pesimist për 9 kushtet e Gjermanisë: Nuk plotësohen dot as në maj Afrim Krasniqi

Analisti politik dhe kreu i ISP-së Afrim Krasniqi beson se vendi jonë nuk do të mundet t’i plotësojë 9 kushtet e vendosura nga Gjermania për të marrë përgjgijen pozitive për çeljen e negociatave.

Teksa po forcohen dyshimet se sërish KE-ja nuk do t’i hapë bisedimet për Shqipërië, Krasniqi thekson në ‘’A2 News’’ se kjo situatë e krijuar mund ta shtyjë Shqipërinë të ndërmarrë aleanca të tjera politike.

‘’Siç duket, BE-ja do të ndjekë axhendën e vet. Në muajin maj është mbledhja e krerëve të shteteve. Nëse nuk merret vendim në këto ditë, atëhere bie propozimi i palës gjermane për të mbajtur mbledhje të veçantë në dhjetor. 2-3 muaj nuk përbëjnë lajm për shqiptarët, por problemi është krejt tjetër. Tashmë kuptojmë që janë rritur standartet për Shqipërinë dhe vendet kandidate. Meraku im nuk është se do të humbim një shans, meraku im është që nuk do t’i arrijmë ato standarte as në maj dhe do ngelemi në një situatë ku mund të kemi iluzione dhe të bëhen aleanca të ndryshme.  Ç

Është absurde të thuash që debati në Europë ka lidhje me Shqipërinë, por për Shqipërinë po bëhet. Duhet t’i marrim me seriozitet kërkesat e tyre. Duhet të marrim masa për uljen e numrit të refugjatëve’’, u shpreh Krasniqi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034397125244141
array(1) { ["section"]=> string(110) "zhgenjim-per-negociatat-afrim-krasniqi-pesimist-per-9-kushtet-e-gjermanise-nuk-plotesohen-dot-as-ne-maj-182608" }