Zhurma e mistershme nga fundi i detit tremb kafshët e erga, ankohen banorët

Publikuar tek: bota, më 17:29 03-11-2016 Zhurma e mistershme nga fundi i detit tremb kafshët e erga, ankohen banorët

Raportimet për një zhurmë të mistershme që vjen nga fundi i detit në Kanada janë bërë gjithnjë e më të shpeshta teksa popullsia vendase ankohet se nuk mund të sigurojë ushqim përmes gjuetisë, pasi zhurma tremb kafshët dhe peshqit.

Zhurma e mistershme që ngjan me një hungërimë apo një sinjal zanor të pashpjegueshëm është raportuar në provincën Nunavut në verilindje të Kanadasë.

Disa prej teorive e lidhin atë me kompanitë e minierave apo sabotazh nga Greenpeace, megjithatë asnjë nuk ka mbështetje në prova.

Scsdfg3eghe3g3wggg.jpg

Autoritetet vendase kanë shkuar të hetojnë, raporton newsbomb.al. Në një raport të fundit thuhet se një zyrtar që ka shkuar për të hetuar zhurmën nuk ka arritur ta dëgjojë atë vetë pasi është i shurdhër në njërin vesh, por ai ka arritur të konfirmojë se kafshët dhe peshqit përfshi edhe delfinë e balena të shumta që ishin të zakonshme për zonën, tashmë janë tepër të rralla, ose nuk ka fare.

Disa banorë vendas besojnë se Greenpeace ka vendosur një pajisje zanore në fund të detit, tingujt e së cilës trembin kafshët, duke i shpëtuar nga gjuetia e banorëve vendas.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edhe fytyra ju zbukurohet nëse e lini alkoolin (Foto)
Babai adoptues dhunon vajzën 13-vjeçare për disa ditë para se ta vriste dhe të zhdukte trupin e saj »
Article Logic
Execution time: 0.013803005218506
array(1) { ["section"]=> string(80) "zhurma-e-mistershme-nga-fundi-i-detit-tremb-kafshet-e-erga-ankohen-banoret-58331" }