Zhvendosja e popullsisë në Europë gjatë viteve 2001-2011, Shqipëria rekord ikjesh

Publikuar tek: bota, më 19:43 25-06-2015 Zhvendosja e popullsisë në Europë gjatë viteve 2001-2011, Shqipëria rekord ikjesh

Ngjyra blu e errët, e cila përshkon pothuajse gjithë hapësirën gjeografike të Shqipërisë, tregon një pakësim vjetor të popullsisë me 2% ose më shumë.

Harta është realizuar nga Instituti Federal për Kërkimet mbi Ndërtimin, Çështjet Urbane dhe Zhvillimi Hapësinor në Gjermani (BBSR) dhe është më e detajuara deri më tani për lëvizjet e popullsisë së Europës.

Harta funkisonon kështu: Ngjyra blu e errët tregon për pakësimin e popullsisë me 2% ose më shumë, ndërsa ngjyra e kuqe tregon për një rritje të numrit të popullsisë me 2% ose më shumë gjatë një viti.

Edhe nga të dhënat e tjera, Europa lindore ka përjetuar dhe po përjeton migrimin më të madh. Harta tregon se gjatë viteve 2001 -2011 nga Shqipëria janë larguar vazhdimisht rezidentë. Në vendet me lëvizjen më të madhe bën pjesë dhe Bullgaria e Letonia. Shkaqet janë të njëjtat, ekonomia e dobët në vend, dhe largimi në shtetet perëndimore në kërkim të vendeve të punës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024308919906616
array(1) { ["section"]=> string(86) "zhvendosja-e-popullsise-ne-europe-gjate-viteve-2001-2011-shqiperia-rekord-ikjesh-14646" }