Zhvillim i befasishëm, përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA takim me Gjiknurin dhe Bylykbashin brenda Këshillit Politik, mbeten jashtë Vasili e Hajdari

Publikuar tek: politike, më 20:36 31-05-2020 Zhvillim i befasishëm, përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA takim me Gjiknurin dhe Bylykbashin brenda Këshillit Politik, mbeten jashtë Vasili e Hajdari

Tjetër zhvillim i papritur në mbledhjen e Këshillit Politik ku përfaqësuesit e partive politike në vend po diskutojnë për të rënë dakort për reformën zgjedhore.

Mësohet se pak çaste më parë, përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane në këtë takim ka tërhequr në një takim mënjanë përfaqësuesit e PS dhe PD, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi.

Në këtë takim nuk janë të pranishëm Petrit Vasili i LSI dhe Rudina Hajdari si përfaqësuese e opozitës parlamentare.

Ambasadorja Yuri Kim ka insistuar që palët të arrijnë në një marrëveshje brenda ditës së sotme, që është edhe afati i fundit i vendosur nga vetë palët.

Pak më herët burime nga PD bënë me dije se opozita e bashkuar ka dorëzuar në tryezën e diskutimeve të gjitha propozimet dhe insiston kushti për “qeverinë kujdestare”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010016918182373
array(1) { ["section"]=> string(152) "zhvillim-i-befasishem-perfaqesuesi-i-ambasades-se-shba-takim-me-gjiknurin-dhe-bylykbashin-brenda-keshillit-politik-mbeten-jashte-vasili-e-hajdari-208549" }