Zhvillim i papritur: Pdiu braktis Ramën, në koalicion me Bashën dhe gati për zgjedhjet

Publikuar tek: barometri, më 07:20 12-09-2018 Zhvillim i papritur: Pdiu braktis Ramën, në koalicion me Bashën dhe gati për zgjedhjet

 Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar ku u ndërmorën një sërë vendimesh të rëndësishme mbi ecurinë e kësaj force politike.

 

Kreu i kësaj partie, Shpëtim Idrizi ka njoftuar largimin nga koalicioni me Partinë Socialiste dhe është mandatuar për të negociuar me Partinë Demokratike për lidhjen e koalicionit të ri.

Idrizi ka akuzuar qeverinë socialiste se ka tradhëtuar e braktisur çështjen çame duke pranuar të mos e bëjë pjesë të negociatave me Greqinë.

“Po të nderuar miq, edhe unë kam faj e po ju rrëfej me zemër në dorë se si çdo njeri normal në këtë vend gaboj, sepse mendova dhe besova që do e çonim përpara këtë kauzën tonë të jetës e të shpirtit edhe në një koalicion me këtë mazhorancë. Kurrë e për asnjë moment nuk kam besuar se dikush mund të arrinte sa ti lozte fatet tona në lojëra pushteti e ky dhe vetëm ky është faji im.

Sot shpall para jush vendimin e Kryesisë së PDIU që votoi në unanimitet që kryetari i PDIU të mandatohet për të përmbyllur marrëveshjen me opozitën zyrtare në vend e që së bashku të sjellim një realitet të ri për vendin e për të djathtën shqiptare që duhet t’i përmbledhë gjithë copëzat e saj në emër të një qëllimi të madh, nje politikë normale që t’i kundërvihet krimit, varfërisë, dhunës e arrogancës shtetërore, një politikë që do bashkoj shqiptarët dhe do kërkoj zgjidhje të mençura e larg gjuhës së urrejtjes për kauzën tonë e për të gjithë kauzat kombëtare“, tha Idirizi.

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028024911880493
array(1) { ["section"]=> string(91) "zhvillim-i-papritur-pdiu-braktis-ramen-ne-koalicion-me-bashen-dhe-gati-per-zgjedhjet-134013" }