Zhvillim i papritur: Xhelal Mziu jep dorëheqjen nga PD e Kamzës, do kandidojë për deputet

Publikuar tek: politike, më 18:45 06-07-2020 Zhvillim i papritur: Xhelal Mziu jep dorëheqjen nga PD e Kamzës, do kandidojë për deputet Xhelal Mziu

Xhelal Mziu jep dorëheqjen nga drejtimi i degës së Partisë Demokratike në Kamëz, pas 15 vitesh në këtë post.

Mësohet se Mziu e ka dhënë dorëheqjen pasi ka vendosur të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Ai ka shprehur ambicien për të kandiduar sërish për Bashkinë e Kamzës, të cilën e ka drejtuar për 3 mandate rresht, por ai nuk e përjashton as mundësinë që të kandidojë për deputet.

Më herët kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së partisë edhe kryetari i PD-së në Korçë dhe Fier, pasi sipas udhëzimit të PD-së, çdo kryetar apo sekretar dege që dëshiron të garojë për deputet apo kryebashkiak, duhet të japë dorëheqjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093297958374023
array(1) { ["section"]=> string(94) "zhvillim-i-papritur-xhelal-mziu-jep-doreheqjen-nga-pd-e-kamzes-do-kandidoje-per-deputet-213039" }