Zhvillimet politike dhe Reforma Zgjedhore, Lulzim Basha pret në zyrë ambasadorin gjerman Zingraf

Publikuar tek: politike, më 10:18 07-07-2020 Zhvillimet politike dhe Reforma Zgjedhore, Lulzim Basha pret në zyrë ambasadorin gjerman Zingraf Lulzim Basha - Peter zingraf

Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të presë në zyrën e tij ambasadorin gjerman Peter Zingraf.

Në fokus të takimit do të jenë zhvillimet politike në vend, ndërsa çështja më e rëndësishme që do të diskutohet është ajo e Reformës Zgjedhore.

Kujtojmë që Këshilli Politik arriti në një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, që duhet të kalojë për miratim në Parlament, por mazhoranca nuk i ka votat e duhura, pasi opozita parlamentare nuk ka në plan ta votojë pa u plotësuar kërkesat e saj.

3 janë kërkesat e opozitës parlamentare, ku më kryesorja është ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe kalimi te listat e hapura, ndërsa kërkohet edhe ndryshimi i pragut zgjedhor duke kaluar në 5%.

Ambasadorët duket se do të jenë sërish çelësi i suksesit të kësaj reforme, që u arrit me shumë mundim pas ndërhyrjes së ambasadores amerikane Kim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020952939987183
array(1) { ["section"]=> string(102) "zhvillimet-politike-dhe-reforma-zgjedhore-lulzim-basha-pret-ne-zyre-ambasadorin-gjerman-zingraf-213093" }