Zhvillimet politike në vend, Basha dhe Rama dalin 'me urgjencë' në konferencë njëri pas tjetrit

Publikuar tek: politike, më 08:49 29-09-2020 Zhvillimet politike në vend, Basha dhe Rama dalin 'me urgjencë' në konferencë njëri pas tjetrit FotoMontazh: Basha - Rama

Zhvillimet e fundit politike në vend, për hapjen e listave, koalicionet dhe pragun zgjedhor, kanë ndezur debatin politik dhe publik ditët e fundit.

Për këtë, mësohet se kreu i PD Lulzim Basha dhe kryeministri Rama do të dalin secili në konferencë për mediat, njëri pas tjetrit. Kështu, Basha pritet të dalë në konferencë në orën 11.00, ndërsa Rama në orën 13.00.

Ditët e fundit politika është përfshirë në një debat të fortë përsa i përket ndryshimeve për Kodin e ri Zgjedhor. Ndërkohë, faktori ndërkombëtar në vend u ka bërë thirrje palëve që të respektojnë 5 qershorin që votuan vet dhe të mos devijojnë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011702060699463
array(1) { ["section"]=> string(99) "zhvillimet-politike-ne-vend-basha-dhe-rama-dalin-me-urgjence-ne-konference-njeri-pas-tjetrit-222051" }