Zhvillimi i bujqësisë, Rama: Janë rritur eksportet, mbështetja e strukturuar si në të gjithë vendet e BE

Publikuar tek: politike, më 11:46 26-01-2021 Zhvillimi i bujqësisë, Rama: Janë rritur eksportet, mbështetja e strukturuar si në të gjithë vendet e BE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar konferencën e përjavshme “Ekonomia në fokus” ku këtë herë ishte për investimet në bujqësi.

Rama është shprehur se ndryshimi në bujqësi gjatë këtyre vite është si nata me ditë. Ai tha se toka e punuar në lidhje me 7 vite më parë është është dyfishuar.

Ai tha se mbështetja e qeverisë për bujqësinë është e shtrirë nga “a-ja tek zh-ja”.

“Situata sot si në sektorin e bujqësisë dhe në çdo sektor ka shumë për të bërë është një arsye për të vijuar përpara për të mos u ndalur për të mos bërë pas, Sot shifrat flasin dhe e vetmja formulë për të bërë që gjërat të ndryshojnë rrënjësisht. Kur ne kemi nisur këtë rrugë Shqipëria importonte 7 dhe ekportonte 1, sot raporti është 3 me 1, që është gjysma e asaj që importohej më parë është zëvendësuar me prodhimin vendas. Kjo tregon se kemi një rritje të konsiderueshme të prodhimit në vend.

Nga ana tjetër nuk ka sesi të jetë ndryshme kur toka e punuar është dyfishuar në krahasim me shtatë viteve më parë. Si rezultat i mbështetjes masive tek ata që besojne të puna dhe punojnë me tokën dhe që përfitojnë mbështetje më të madhe.

Sot nëse shohim të gjithë elementët e mbështetjes që qeveria garanton për njerëzit që punojnë kanë mbështetje të shtritë nga A tek Zh. Nga nafta falas për fermerët me sasi të barabartë në lidhje me atë që paguan për taksën e mjedisit dhe aksizën. Mbështetja është e strukturuar njësoj si në BE. Sasi duhet rritur do vi duke u rritur, por kjo bazohet tek rritja e mundësisë dhe mundësia rritet me punë. Pagën e cuam në 300 mijë, zeruam taksat është aktive edhe kjo masë kemi rritur pagat në mënyrë të konsiderushme për inferimerët dhe mjekët, këto nuk janë masa të përkohshme këto do të qëndrojnë gjatë,” tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kupa është mbushur”, Basha: Edi Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë
Përgjimet e Ndranghetas, Rama: Marrëzi e pashoqe. Turp i atyre që duan t’i bëjnë nënën këtij vendi (Lexon përfundimet e Prokurorisë) »
Article Logic
Execution time: 0.011096000671387
array(1) { ["section"]=> string(108) "zhvillimi-i-bujqesise-rama-jane-rritur-eksportet-mbeshtetja-e-strukturuar-si-ne-te-gjithe-vendet-e-be-236445" }