Zhvlerësohet sërish euro, arrin nivelin më të ulët gjatë vitit

Publikuar tek: ekonomi, më 18:02 21-02-2017 Zhvlerësohet sërish euro, arrin nivelin më të ulët gjatë vitit

Monedha e huaj, Euro  është zhvlerësuar akoma më shumë sot, duke arritur nivelin më të ulët të këmbimit në tregun vendas gjatë 2017-s.

Sot një euro është këmbyer me 135.13 lekë Përveç faktorëve të brendshëm, ky zhvlerësim i euros vjen si reflektim i tregjeve ndërkombëtare, ku çmimi i këmbimit të euros ka rënë si pasojë e zhvillimeve politike.

Sipas ekspertëve, ka qenë pasiguaria nga tronditjet politike faktor kryesor që ka çuar në zhvlerësimin e euros.

Rezultatet zgjedhore kanë treguar se kanë një ndikim të gjerë në kursin e këmbimit. Rezultati i referendumit në Britani, bëri që monedha britanike të kapte nivelin më të ulët të këmbimit në 30 vite, ndërsa euro thuajse të arrinte në barazi me monedhën e gjelbër amerikane.

Edhe zgjedhjet presidenciale amerikane ndikuan në tregjet ndërkombëtare duke reflektuar një forcim të dollarit përkundrejt një grupi monedhash të tjera. Në tregjet ndërkombëtar euro sot është këmbyer me 1.05 dollarë.

-o0.png

banka_e_shqipersise.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021826982498169
array(1) { ["section"]=> string(67) "zhvleresohet-serish-euro-arrin-nivelin-me-te-ulet-gjate-vitit-69461" }