Zhvlerësohet sërish Euro, forcohet Leku

Publikuar tek: ekonomi, më 15:20 23-05-2017 Zhvlerësohet sërish Euro, forcohet Leku

Sërish monedha e huaj Euro vazhdon të zhvlerësohet në tregun vendas, ku sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro këmbet sot me 134.6 lekë, 0.08 lekë më pak se dje.

Sipas aktorëve të tregut është oferta e madhe në valutë dhe kërkesa e ulët që kanë ndikuar në zhvlerësimin e saj.

Zhvlerësim në tregun vendas ka pësuar edhe dollari amerikan, i cili ka rënë poshtë nivelit të 120 lekëve të këmbimit.

Ndërsa në tregjet ndërkombëtare, monedha e përbashkët ka njohur nivele të larta të këmbimit përkundrejt monedhës së gjelbër.

Pas takimit të kancelares gjermane Merkel me presidentin e sapozgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, monedha e përbashkët është vlerësuar në tregjet ndërkombëtare duke arritur nivele të larta të këmbimit përkundrejt dollarit. 

aaaaaaaaaaaa.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029891014099121
array(1) { ["section"]=> string(44) "zhvleresohet-serish-euro-forcohet-leku-79675" }