Zhyljen Varfi zëvendësoi Sakon, reagon PD e Durrësit: Njeriu më i afërt i Dakos, i lidhur me tenderat korruptiv

Publikuar tek: aktualitet, më 15:52 01-12-2019 Zhyljen Varfi zëvendësoi Sakon, reagon PD e Durrësit: Njeriu më i afërt i Dakos, i lidhur me tenderat korruptiv

Partia Demokratike e Durrësit, ka reaguar pas vendimit të këshillit bashkiak për të emëruar në detyrën e kryebashkiakut Zhyljen Varfin, nënkryertar i bashkisë prej 12 vitesh.

Përmes një reagimi të kryetarit Ferdinand Xhaferaj thuhet se Varfi është njeriu më i afërt i Dakos, i lidhur me tenderat korruptiv. 

Sipas Xhaferajt, sot kemi anarki totale ne administrimin e qytetit se per vite te tera nuk i eshte sherbyer interesave te qytetareve, por vetem te grupeve kriminale’, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë:

Durresi i rikthehet Dakos. Me vendimin e sotem te keshillit bashkiak njeriu me i afert i Vangjush Dakos, Zhyljen Varfi apo njeriu i tenderave korruptive qe akoma sjane mbyllur ne prokurori, merr ne dore drejtimin e Bashkise. Doreheqjet e njepasnjeshme te Sakos, dhe nen/kryetares Kondi ne te vertete tregojne shkermoqjen e Edi Rames, arkitektit te rrenimit te Durresit. Sot kemi anarki totale ne administrimin e qytetit se per vite te tera nuk i eshte sherbyer interesave te qytetareve, por vetem te grupeve kriminale. Kjo eshte arsye qe sot askush nuk eshte ne gjendje te sherbeje dhe jemi ne kushtet e ç’organizimit ku kudo qytetaret, ne te gjitha lagjet e qytetit, na thone se askush nuk i ka kontaktuar. Ferdinand Xhaferaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073249340057373
array(1) { ["section"]=> string(115) "zhyljen-varfi-zevendesoi-sakon-reagon-pd-e-durresit-njeriu-me-i-afert-i-dakos-i-lidhur-me-tenderat-korruptiv-188002" }