Zia pllakos ishullin Samos, dy të rinjtë që vdiqën në rrënojat e tërmetit ishin në një lidhje, 17 vjeçari përqafoi të dashurën dhe e mbrojti me trupin e tij

Publikuar tek: rajon, më 14:55 31-10-2020 Zia pllakos ishullin Samos, dy të rinjtë që vdiqën në rrënojat e tërmetit ishin në një lidhje, 17 vjeçari përqafoi të dashurën dhe e mbrojti me trupin e tij FotoMontazh: Dy te rinjte, Aris dhe Claire

E gjithë Greqia dhe ishulli Samos kanë mbajtur dje zi për vdekjen e dy të rinjve, Aris 17 vjeç dhe Claire 15 vjeçe, të cilët i zuri sipër një mur që u shemb si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit që goditi dje Turqinë dhe Greqinë.

Sipas banorëve, dy fëmijët ishin larguar nga shkolla dhe po ktheheshin në shtëpi kur kaluan në rrugën e ngushtë, të cilën e përdornin pothuajse çdo ditë, shkruajnë mediat greke, raporton newsbomb.al. Në kohën e tërmetit, studenti 17-vjeçar përqafoi të dashurën e tij 15-vjeçare për ta mbrojtur, por pa imagjinuar se të dy do të ndërronin jetë nën rrënoja.

Babai i Arisit është shprehur se ka kuptuar që diçka nuk shkonte kur ka telefonuar të birin pas tërmetit dhe ai nuk është përgjigjur. “E kuptova që diçka nuk shkonte kur ai nuk më mori telefonin. Filluam të kërkojmë... Ata ishin dy fëmijë të dashur. Djali im ishte i lumtur që ishte me Claire. Ata u larguan të përqafuar. Ai e përqafoi atë edhe në momentin e fundit”, ka thënë babai i 17 vjeçarit.

Gjithashtu, përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thyer zemrat e të gjithëve, raporton newsbomb.al.

“Krenohesha me ty djali im. Shihja tek ti rininë time. Merrje frymë për Claire dhe Claire merrte frym për ty. Pak ditë më parë ishe i lumtur se ajo festonte ditëlindjen. Ne që ngelëm mbrapa nuk kemi fjalë dhe nuk kemi më lot në sy. Dua që ta mbrosh edhe atje lart. Me ju iku dhe zemra ime”, shkruan babai i Aris.

Edhe familja e 15 vjeçares është e shkokuar. Claire luftoi për të qëndruar gjallë, por fatkeqësisht nuk ia doli dot me gjithë përkushtimin e mjekëve.

paterasari2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova MASA të reja anti-Covid, qendrat tregtare dhe restorantet do të mbyllen nga 21:00 (RREGULLAT E REJA)
Kosova nuk gjen qetësi, regjistrohet numri më i lartë i infektimeve që nga fillimi i pandemisë (SHIFRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011085033416748
array(1) { ["section"]=> string(161) "zia-pllakos-ishullin-samos-dy-te-rinjte-qe-vdiqen-ne-rrenojat-e-termetit-ishin-ne-nje-lidhje-17-vjecari-perqafoi-te-dashuren-dhe-e-mbrojti-me-trupin-e-tij-225921" }