Ziqiri Mero sot mbush 100 vjeç, Artan Lame ‘gërmon’ nëpër arkiva: Një prej dy admiralëve të vetëm që kishte Shqipëria! Gati për të luftuar edhe me coronën, na jep kurajo në këto ditë të errëta

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:23 26-03-2020 Ziqiri Mero sot mbush 100 vjeç, Artan Lame ‘gërmon’ nëpër arkiva: Një prej dy admiralëve të vetëm që kishte Shqipëria! Gati për të luftuar edhe me coronën, na jep kurajo në këto ditë të errëta Ziqiri Mero dikur dhe tani

Teksa Shqipëria po përballet me coronavirusin, gjenerali Ziqiri Mero mbush sot 100 vjeç.

Ndërkaq, Artan Lame, gërrmon nëpër arkiva dhe gjen këtë foto të hershme nga koha e Admiralit, i cili siç shkruan Lama ishte një nga dy të vetmit admiralë që kishte Shqipëria qëkur u hoqën gradat në Ushtri në vitin 19996.

“Dhe ky njeri është ende gjallë dhe pikë, me kravatë e jakë të bardhë, ende pas 100 vjetësh, gati për të luftuar edhe me Koronën!!!
Jetë të gjatë admiral Mero që, me sekretin tënd të jetëgjatësisë na jep kurajo e buzëqeshje të gjithëve në këto ditë të errëta”, shkruan Lame.

KOMENTI I PLOTË I ARTAN LAMES:

TRIUMFI I JETES!
Ndërsa rrëmoja vite të shkuara ndër ca fotografi të vjetra të ushtrisë shqiptare, nga ato të qëmotshmet bardhë e zi e të zverdhura, më kish tërhequr vëmendjen pamja e një ushtaraku me spaletat e arta të kundëradmiralit Ziqiri Mero, në mos për tjetër po sepse Shqipëria e Epokës Sovjetike kishte vetëm dy të tillë, Ziqiriun dhe Abdi Matin. Dukeshin pamje të tretura të një kohe të mbyllur e harruar që prej shumë e shumë dekadash.
Mirëpo… Admiral Ziqiri Mero sot mbush 100 vjeç!
Po flasim për një njeri që ka lindur dy muaj pas Kongresit të Lushnjës më 1920.
Që ka qenë djalë shkolle në Normalen e Elbasanit, kur Hitleri vinte në pushtet më 1933.
Që ka qenë adoleshent në kohën kur martohej Zogu më 1938.
Që ka qenë mësues prej një viti kur në Shqipëri erdhi Viktor Emalueli III më 1941.
Që ka qenë partizan maleve më 1944.
Që ka bërë akademinë e flotës në Moskë kur Stalini ishte gjallë më 1953 dhe ka parë vizitën e Hrushovit në Tiranë më 1959.
Që kur u hoqën gradat në Ushtri më 1966 ishte njëri prej dy admiralëve të vetëm që kishte Shqipëria.
Që ka qenë plak njeri në vitin e fitores së Demokracisë më 1991.
Dhe ky njeri është ende gjallë dhe pikë, me kravatë e jakë të bardhë, ende pas 100 vjetësh, gati për të luftuar edhe me Koronën!!!
Jetë të gjatë admiral Mero që, me sekretin tënd të jetëgjatësisë na jep kurajo e buzëqeshje të gjithëve në këto ditë të errëta!
AL

90782647_2565610283705795_3644022525064642560_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas shkarkimit të Kurtit, djali i Presidentit Thaçi publikon FOTON e Hashimit duke ‘i prerë kokën’ Albinit por e FSHIN menjëherë
Në KULMIN e Covid-19, në SHKODËR rikthehet nga shtegtimi LEJLEKU i parë, shqetësim mungesa e foleve dhe përkujdesja (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.010714054107666
array(1) { ["section"]=> string(193) "ziqiri-mero-sot-mbush-100-vjec-artan-lame-germon-neper-arkiva-nje-prej-dy-admiraleve-te-vetem-qe-kishte-shqiperia-gati-per-te-luftuar-edhe-me-coronen-na-jep-kurajo-ne-keto-dite-te-erreta-200130" }