Një zjarr i fuqishëm ka shkruambuar sot një banesë në qytetin e Elbasanit.
Për pasojë, një grua e moshuar është asfiksuar dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal në gjendje të rëndë. Mësohet se gruaja jetonte e vetme në banesë, ndërsa dyshimet më të forta për shkakun e zjarrit lidhen me shpërthimin e një bombule gazi në banesë.
Policia dhe zjarrëfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po neutralizojnë flakët e zjarrit.