Zjarr i madh afër Aeroportit të Athinës, evakuuohet një azil dhe qendër për fëmijët jetimë (VIDEO)

Publikuar tek: rajon, më 10:29 10-07-2020 Zjarr i madh afër Aeroportit të Athinës, evakuuohet një azil dhe qendër për fëmijët jetimë (VIDEO) Pamje nga zjarri ne Greqi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në periferi të Aeroportit të Athinës, në qytetin Vari.

Mediat greke raportojnë se zjarri ka shpërthyer fillimisht në disa barishte dhe shkurre por ëhstë ndihmuar nga era dhe ka përfshirë një kodër pranë qytetit. Ekipet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa kanë evakuuar një azil ku ndodheshin 120 të moshuar dhe një shtëpi ku qëndronin fëmijët jetimë.

Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë hedhja e një cigare të ndezur anës rrugës. Kryetari i Voula-Vari-Vouliagmeni, Grigoris Konstantelos, i ka thënë Protothemës se zjarri rrezikon zonën e banuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094990730285645
array(1) { ["section"]=> string(102) "zjarr-i-madh-afer-aeroportit-te-athines-evakuuohet-nje-azil-dhe-qender-per-femijet-jetime-video-213406" }