Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë këpucësh në zonën e Kombinatit në kryeqytet pasditen e sotme.
Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje duke vënë nën kontroll flakët. Nuk raportohet për persona të plagosur, por vetëm për dëme materiale. Policia e Tiranës ka nisur hetimet, ndërsa shkaku i ngjarjes mbetet ende i paditur.