Zjarr i madh në Bangladesh, 7 të vdekur, dhjetëra të plagosur

Publikuar tek: aktualitet, më 09:56 29-03-2019 Zjarr i madh në Bangladesh, 7 të vdekur, dhjetëra të plagosur

Të paktën 7 persona e kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarrin që shpërtheu në një ndërtesë në Dhaka të Bangladeshit.

Zjarri përfshiu katin e 19-të të “FR Tower” në lagjen Banani, ku ndodhen zyrat e kompanive të ndryshme.

Ndërkaq, shërbimet zjarrfikëse konfirmuan se 19 njësi janë në terren dhe se kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin.

Ata gjithashtu shpëtuan edhe njerëzit që kishin hipur në çatinë e ndërtesës. Mediat lokale raportojnë se gjashtë persona u hodhën nga ndërtesa që ishte përfshirë nga flakët.

Kujtojmë se të paktën 81 persona humbën jetën dhe 41 të tjerë u plagosën në zjarrin që shpërtheu në lagjen e vjetër të Dhaka-s në muajin shkurt të këtij viti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048510074615479
array(1) { ["section"]=> string(66) "zjarr-i-madh-ne-bangladesh-7-te-vdekur-dhjetera-te-plagosur-158343" }