Zjarr i madh në Fushë Krujë, digjet fabrika e prodhimit të paletave

Publikuar tek: aktualitet, më 07:08 13-08-2020 Zjarr i madh në Fushë Krujë, digjet fabrika e prodhimit të paletave Ilustruese

Një zjarr i madh ka rënë në Fushë Krujë, pasi ka marrë flakë dhe është djegur fabrika e prodhimit të paletave të drurit.

Zjarri ka rënë rreth orë 04:00 të mëngjesit në një fabrikë pranë urës së Gjolës, ndërsa flakët kanë qenë të mëdha për shkak të lëndës drusore që kishte në fabrikë.

Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht në dy vende të ndryshme, ndërsa zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje.

Fabrika është në pronësi të Afrim Çelës, ndërkohë që janë djegur dhjetëra m3 lëndë drusore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011857986450195
array(1) { ["section"]=> string(73) "zjarr-i-madh-ne-fushe-kruje-digjet-fabrika-e-prodhimit-te-paletave-216954" }