Një magazinë në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet është përfshirë nga flakët.
Zjarri ka rënë pranë zonës së ish Frigoriferit dhe në vendngjarje kanë mbërritur tre zjarrfikëse.
Flakët janë tepër të mëdha dhe shtullunga e tymit të zi ka mbuluar qiellin, duke u parë me sy të lirë prej zonës së Freskut, siç duket edhe në fotot më poshtë.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende.
FOTO: