Zjarr i përmasave të mëdha në një pallat në Tiranë, humb jetën një person, disa të tjerë rrezikojnë të asfiksohen

Publikuar tek: aktualitet, më 10:28 20-01-2017 Zjarr i përmasave të mëdha në një pallat në Tiranë, humb jetën një person, disa të tjerë rrezikojnë të asfiksohen foto ilustruese

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pak më parë një pallat në Tiranë ndërkohë që bëhet me dije se një grua rreth të tridhjetave ende e paidentifikuar është gjetur i pajetë e karbonizuar në ashensor.

Mësohet se pallati i përfshirë nga flakët ndodhet në zonën e Freskut pranë Thesarit dhe sipas raportimeve të deritanishme disa banorë brenda pallatit rrezikojnë të asfiksohen. Sipas banorëve viktima ishte e martuar dhe nënë e një fëmije të vogël dhe burri i saj ishte në Gjermani.

Menjëherë kanë ndërhyrë 3 zjarrfikëse për shuarjen e flakëve dhe forca të shumta policie dhe po punohet për evakuimin e banorëve.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se zjarri ka nisur në papafingon e pallatit, por ende nuk dihet çfarë e ka shkaktuar dhe deri tani nuk është kontaktuar me pronarin e papafingos i cili dyshohet të ketë mbetur brenda.

fresk_l.jpg

fresk_l1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Emergjencat Civile raportojnë situatën: Të gjitha akset kombëtare të kalueshme
Ndodh në Tiranë, 12 vjeçarja shpërthen në të qara në polici, efektivët i arrestojnë të dashurin »
Article Logic
Execution time: 0.010742902755737
array(1) { ["section"]=> string(117) "zjarr-i-permasave-te-medha-ne-nje-pallat-ne-tirane-humb-jeten-nje-person-disa-te-tjere-rrezikojne-te-asfiksohen-66109" }