Pak minuta më parë ka rënë zjarr masiv në ambientet e paraburgimit të Policisë së Vlorës.
Sipas burimeve të policisë nuk ka asnjë të lënduar nga zjarri i rëndë. Raportohet se të burgosurit janë në një situatë kaotike, por dyshohet se rrëmuja mund të jetë shkaktuar me qëllim nga të burgosurit për tu arratisur.
Burimet nga policia e Vlorës thonë se mund të ketë punonjës të komisariatit të marrë peng nga të burgosurit, pasi këto të fundit nuk kanë lejuar askënd të futet brenda. Ende nuk ka informacione të tjera për dëmet materiale dhe shakqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që hetimet të hedhin dritë mbi ngjarjen.