Zjarr masiv në Kili, shkrumbohën 1 mijë shtëpi, humbin jetën 5 zjarrfikës

Publikuar tek: bota, më 07:23 27-01-2017 Zjarr masiv në Kili, shkrumbohën 1 mijë shtëpi, humbin jetën 5 zjarrfikës

Një zjarr masiv ka ërfshirë qytetin Santa Olga në Kili dhe e ka shkrumbuar atë plotësisht dhe për pasojë kanë humbur jetën 5 zjarrfikës.

Sipas CNN ndihma ndërkombëtare kanë mbërritur në Kili për të vënë nën kontroll zjarrin, ku Rusia ka dërguar një aeroplan zjarrfikës, të aftë të mbajë qindra ton ujë. Raportohet se të paktën 5 zjarrfikës kanë humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar banorët e qytetit nga shtëpitë që po digjeshin. Mediat lokale raportojnë se të paktën 1 mijë shtëpi janë djegur nga flakët. Zjarri është ndihmuar nga temperaturat e larta dhe sasia e madhe e pyjeve, duke e bërë shumë të vështirë kontrollin e flakëve dhe duke çuar në një përhapje të gjerë dhe një djegie masive të banesave. Akoma s’ka të dhëna të sakta nëse ka viktima në banorë përveç 5 zjarrfikësve që kanë humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar banorët e qytetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kanë mbetur vetëm ‘2 minuta e gjysmë’ nga fundi i botës
Arrestohen 14 persona të dyshuar për terrorizëm në Austri, mes tyre shtetas nga Ballkani »
Article Logic
Execution time: 0.011587142944336
array(1) { ["section"]=> string(77) "zjarr-masiv-ne-kili-shkrumbohen-1-mije-shtepi-humbin-jeten-5-zjarrfikes-66804" }