Zjarr masiv në kryeqytetin e Bangladeshit, mbi 50,000 persona mbeten të pastrehë

Publikuar tek: bota, më 23:02 17-08-2019 Zjarr masiv në kryeqytetin e Bangladeshit, mbi 50,000 persona mbeten të pastrehë Pamje nga zjarri ne kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka

Mbi 50 mijë persona kanë mbetur të pastrehë si pasojë e një zjarri masiv që përfshiu Dhaka, kryeqytetin e Bangladeshit ditën e djeshme.

BBC thotë se 15,000 shtëpi u shkrumbuan nga flakët në lagjen Chalantika në orët e e vona të së Premtes, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk raportohet për të vdekur, vetëm të lënduar. Zjarri është përhapur me shpejtësi pasi shtëpitë ishin me çati plastike.

Në momentin kur zjarri ka rënë shumica e banorëve nuk kanë qenë në shtëpi pasi kanë qenë duke festuar Kurban Bajramin, ndërsa qeveria ka premtuar se do ofrojë lehtësira për ta me qëllim ringritjen e shtëpive pasi pjesa më e madhe e tyre janë punëtor të shtresë së ulët.

Nga përmasat e mëdha që kishte marrë zjarri, forcave zjarrfikëse iu është dashur 6 orë për ta neutralizuar, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për të gjetur shkakun, raporton newsbomb.al.

_108349645_055875432-2.jpg_108351253_mediaitem108351252.jpg_108349909_mediaitem108349908.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074129104614258
array(1) { ["section"]=> string(86) "zjarr-masiv-ne-kryeqytetin-e-bangladeshit-mbi-50-000-persona-mbeten-te-pastrehe-175639" }