Në malin e Shkëlzenit i vendosur në një cep të Tropojës ka rënë një zjarr masiv. Informacioni përcillet nga Alket Islami, i cili ka mundur të sigurojë edhe një foto nga gjithë sa po ndodh atje.
I kontaktuar nga Newsbomb.al Alket Islami thotë se ishte duke u kthyer nga Kosova, dhe që nga rruga është e dallueshme zjarri, ndërkohë që flakët e tij duket se po përpijnë gjithë malin. “E pamundur të afrohen zjarrëfikëset me sa shoh me sy të lirë, është 1500 metra lart” thotë Islami për newsbomb.al.
Edhe pse është natë, duken flakët e zjarrit që kanë pushtuar pothuajse gjithë pllajën e malit.