Zjarr masiv, shkrumbohet për herë të dytë tregu në Londër

Publikuar tek: bota, më 08:44 10-07-2017 Zjarr masiv, shkrumbohet për herë të dytë tregu në Londër

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, nje zjarr i madh ka përfshirë tregun “Camden Lock”, në veri të kryeqytetit britanik.

Mbi 70 forca zjarrëfikse dhe tetë mjete për shuarjen e zjarrit po luftojnë për të vënë nën kontroll flakët që përfshinë tregun.

Gjithashtu zëdhënësi ka raportuar se zjarrëfiksit u lajmëruan pak para mesnatës nga banorët që panë flakët të dilnin nga ndërtesa e tregut.

Duke folur për MailOnline, zëdhënësi tha, "Aktualisht kemi tetë motorë zjarri atje dhe 70 zjarrfikës. Ne u thirrëm pak para mesnatës. Ende nuk ka raporte për plagosje. Është një incident i vazhdueshëm dhe do të ketë përditësime në mëngjes”.

Gjithashtu forcat zjarrëfikse shprehen se zjarri është nën kontroll dhe nuk ka viktima, por për siguri të banorëve, apartamentet në afërsi të vatrës së zjarrit janë evakuuar.

Tregu “Camden Lock” përbëhet nga më shumë se 1,000 dyqane e salla dhe tërheq me mijëra turistë çdo javë.

Banorët që ndodheshin në afërsi të vendngjarjes kanë postuar pamje të zjarrit në rrjetet sociale, duke u lutur që mos të ketë viktima.

Disa ditë më parë këshilltari i Camden, Georgina Gould, shkroi në Tëitter se kontrollet e zjarrit po bëheshin në kulla përgjatë zonës pas tragjedisë së Grenfell Toëer.

Është hera e dytë që “Camden Lock Market” përfshihet nga flakët.

Në vitin 2008 një zjarr i madh që përfshiu tregun, duke shkaktuar mbylljen e tij për disa muaj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohen detaje të takimit midis dy liderve botëror në Samitin e G20
I nxehti djeg Kaliforninë, 8 mijë persona braktisin shtëpitë (FOTO GALERI) »
Article Logic
Execution time: 0.0070629119873047
array(1) { ["section"]=> string(62) "zjarr-masiv-shkrumbohet-per-here-te-dyte-tregu-ne-londer-85597" }