Zjarr në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës.
Zjarri ka rënë në katin e tretë tënëndheshëm ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikset dhe forcat policore. Dyshohet se ka punonjës të bllokuar pasi në katet e nëndheshme lëvizet me ashensor por ende s'ka asnjë konfirmim nga policia. Disa punonjës janë parë të fusin me urgjencë bombula gazi në katet e nëndheshme por situata është e paqartë.
Nuk dihet ende dëmi i shkaktuar dhe as shkaqet e zjarrit që pritet të zbulohen në vazhdim.