Një apartament është përfshirë nga flakët mbremjen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë shkollës 9-vjeçare "Bardhul Popa". Forcat e zjarrfikëseve kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë evakuuar gjithë pallatin, teksa po punojnë për shuarjen e flakëve.
Nuk dihet cila ka qenë arsyeja e këtij zjarri, por policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje. Shumë shpejt pritet të zbardhet dhe shkaku i flakëve që kanë tmerruar gjithë banorët e pallatit.
Lajmi në përditësim...