Zjarr në Elbasan: Shkrumbohen dy banesa, zjarrëfikësja shkon në kohë dhe shpëton jetët e familjarëve (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:55 22-02-2017

Një zjarr i fuqishëm ka shkaktuar djegien e dy banesave në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen “5 maji”, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz.

Ndonëse forcat zjarrëfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkaktuar dëme të mëdha materiale tek të dyja shtëpitë, që ishin ngjitur me njëra-tjetrën.

Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike tek njëra prej banesave, duke bërë që flakët të përhapen me shpejtësi edhe tek godina ngjitur. Aktualisht flakët janë neutralizuar.  

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fleckenstein ‘ultimatum’ Bashës dhe Berishës: Të mos flasin për përrallën sorosiane por të kthehen në Kuvend
Një person lihet në mes të rrugës në Tiranë, ambulanca vonohet për gati orë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011260032653809
array(1) { ["section"]=> string(110) "zjarr-ne-elbasan-shkrumbohen-dy-banesa-zjarrefikesja-shkon-ne-kohe-dhe-shpeton-jetet-e-familjareve-video-69573" }