Zjarr në fabrikën e prodhuesit më të madh të vaksinave anti-COVID, 5 persona humbin jetën

Publikuar tek: bota, më 20:58 21-01-2021 Zjarr në fabrikën e prodhuesit më të madh të vaksinave anti-COVID, 5 persona humbin jetën Zjarri ne fabriken e prodhimit te vaksinave ne Indi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Indi ditën e sotme, ku fabrika e prodhuesit më të madh të vaksinave anti-COVID u përfshi nga flakët.

Zjarri shpërtheu në një godinë të Institutit Indian të Serumeve, ndërkohë që raportohet se 5 persona kanë humbur jetën.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma, ndërsa kompania tha që prodhimi i vaksinave nuk do të preket.

Kompania indiane planifikontë prodhojë qindra miliona doza të vaksinës kundër COVID-it, ku pjesa më e madhe është për kompaninë AstraZeneca.

Që nga fillimi i pandemisë në Indi janë regjistruar mbi 10 milionë persona të infektuar, ndërsa planet e Indisë janë që të vaksinojë 300 milionë persona deri në gusht.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Autoritetet gjermane në alarm, vdes një person i infektuar për herë të dytë nga koronavirusi
Joe Biden jep LAJMIN E FUNDIT: Rikthen karantinën dhe testin për këdo që hyn në SHBA, për amerikanët 100 ditë maskë me detyrim »
Article Logic
Execution time: 0.01869010925293
array(1) { ["section"]=> string(95) "zjarr-ne-fabriken-e-prodhuesit-me-te-madh-te-vaksinave-anti-covid-5-persona-humbin-jeten-235903" }