Një zjarr ka rënë në kodrat e Rerëz në Patos gjatë mesditës së sotme duke rrezikuar të gjithë zonën përreth. Me dhjetara hektarë tokë me vreshta, ullinj dhe shkurre gjendën tashmë në flakë, ndërsa rrezik ka edhe për banesat që ndodhen aty pranë.
Një zjarrfikëse ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve, ndërsa banorët e zonës janë munduar që mjete rrethanore të mbajnë në kontroll zjarrin. Ata bëjnë thirrje për më shumë zjarrfikëse, në mënyrë që flakët të mos përhapen pranë shtëpive.