Komisariati i policisë së Kavajës është alarmuar, si pasojë e flakëve që përfshiu një automjet të parkuar në oborrin e këtij institucioni. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë, rreth orës 23:37 minuta.
Sipas policisë, ka rënë zjarr në pjesën e përparme, të automjetit tip “Citroën”, në pronësi të punonjësit të policisë J. B., ku si pasojë e flakëve është dëmtuar në pjesën e përparme të derës dhe automjeti tip “Mercedes Benz” i parkuar pranë automjetit tip “Citroën” pasi ishte i bllokuar nga ana e Specialistëve të Komisaraitit si provë materiale.
Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit dhe nga veprimet e kryera rezultoi se, shaku i zjarrit ka qënë aksidental, si pasojë e një masë elektrike, në pjesën e baterisë së automjetit tip “Citroën”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për vlersim.