Zjarr në konsullatën ruse, pas urdhrit të Trump për mbylljen e saj

Publikuar tek: bota, më 20:57 01-09-2017 Zjarr në konsullatën ruse, pas urdhrit të Trump për mbylljen e saj

Tym i zi është parë të dalë nga ndërtesa e konsullatës ruse në San Fransisco, vetëm një ditë pas urdhrit të Donald Trump për mbylljen e saj.

Në foton e shkrepur nga Justin Sullivan për Getty në Twitter, duket tym i zi që del nga taraca e konsullatësm raporton Associated Press.

Departamenti i Shtetit urdhëroi mbylljen e konsullatës si dhe degëve të saj në Nju Jork dhe Uashington, një kundërpërgjigje ndaj urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për reduktimin e numrit të trupit diplomatik amerikan në Rusi, rreth 755, pas sanksioneve të reja nga SHBA. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjike, nëna vdes ditën e funeralit të bashkëshortit, lë jetimë 2 binjakët
Tensione SHBA-Rusi, Lavrov kritikon mbylljen e konsullatës ruse në San Francisko »
Article Logic
Execution time: 0.011445045471191
array(1) { ["section"]=> string(71) "zjarr-ne-konsullaten-ruse-pas-urdhrit-te-trump-per-mbylljen-e-saj-90902" }