Zjarr në një klub nate, humbin jetën 9 persona

Publikuar tek: bota, më 08:40 04-12-2016 Zjarr në një klub nate, humbin jetën 9 persona

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm në një klub nate.

Sipas BBC zjarri ka filluar në orën 23:30 të premten, në Okland, Kaliforni ku ishte duke kënduar grupi Golden Donna të cilët bëjnë muzikë elektronike.

Po ashtu BBC raporton se ende mungojnë disa persona, ndërkohë që sipas ‘KTVU’ brenda në lokal ishin rreth 50-100 persona.

Kreu i zjarrfikëseve tha se ndërtesa nuk kishte një dalje të saktë por e vetmja mënyrë për të zbritur nga kati i dytë ishte përmes disa shkallëve të improvizuara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023199081420898
array(1) { ["section"]=> string(51) "zjarr-ne-nje-klub-nate-humbin-jeten-9-persona-61521" }