Një pallat është përfshirë pak më parë nga flakët në qytetin e Pogradecit.
Mësohet se nuk ka të lënduar dhe banorët e pallatit janë evakuuar.
Sakaq, zjarrëfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të shuar flakët.
Ndërkohë policia nga ana tjetër po heton për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.