Zjarr në Shkodër, zjarrfikësit kërkojnë ndërhyrjen e helikopterit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:40 12-07-2017 Zjarr në Shkodër, zjarrfikësit kërkojnë ndërhyrjen e helikopterit

Një vatër e re zjarri është shfaqur në qarkun e Shkodrës, e cila rrezikon djegien e disa hektarëve tokë.

Zjarri raportohet të ketë rënë pranë rezevuarit të Shtodrit dhe po përhapet me shpejtësi të madhe në drejtim të malit të Cukalit.

Zjarrfikëset e kanë të pamundur të lokalizojnë zonën për shkak të terrenit të vështirë, duke kërkuar ndërhyrjen e helikopterit nga lartë.

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 7 vatra zjarri në qarkun e Shkodrës, Dibrës, Lezhës, Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe Durrësit, por duhet theksuar se situate është më e qetë krahasuar me ditët që lam pas.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022041797637939
array(1) { ["section"]=> string(70) "zjarr-ne-shkoder-zjarrfikesit-kerkojne-nderhyrjen-e-helikopterit-85918" }