Zjarr në shtëpinë e personave me aftësi të kufizuar, 8 të vdekur

Publikuar tek: bota, më 15:36 19-01-2020 Zjarr në shtëpinë e personave me aftësi të kufizuar, 8 të vdekur

Të paktën tetë persona janë vrarë pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë ku strehoheshin persona me aftësi të kufizuara.

30 të tjerë u plagosën në tragjedinë që ndodhi në qytetin perëndimor të Vejprty, Çeki, në kufirin me Gjermaninë.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë.Shpëtuesit gjermanë iu bashkuan atyre çeke, por moti i keq pengoi përpjekjet e tyre.

Ky ishte zjarri i dytë më vdekjeprurës në Çeki që nga viti 1990.

Zjarri u vu në kontroll, por ishte shumë vonë.

"Zjarri shpërtheu në seksionin e djemve", tha kryebashkiaku i Vejprty, Jitka Gavdunova.

"Tetë viktimat vdiqën nga thithja e tymit".

Kryeministri Andrej Babis udhëtoi në Vejprty dhe i premtoi ndihmë të lënduarve.

"Ishte një tragjedi e madhe," u tha ai gazetarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2402560710907
array(1) { ["section"]=> string(70) "zjarr-ne-shtepine-e-personave-me-aftesi-te-kufizuar-8-te-vdekur-192514" }