Zjarr i fuqishëm në stallën e bagëtive në fshatin Lekël të Tepelenës. Për pasojë ka gjetur vdekjen një 80 vjeçar, pronari i stallës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme ndërsa menjëherë ka nisur hetimi për shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se bariu ka ndezur një zjarr për t’u ngrohur por ngjarja ka marrë më pas rrjedhë tragjike.