Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e së mërkurës në qytezën e Selenicës në Vlorë, në katin e pestë të një pallati.
Zjarri, i rënë rreth orës 19:00, është përhapur me shpejtësi dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Është dashur ndërhyrja e tre zjarrfikëseve që kanë ardhur nga Vlora për të vënë situatën nën kontroll.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se zjarri ka ardhur nga kuzhina e një apartamenti, ku shtetasja me inicalet M.C kishte harruar diçka ndezur.
Për pasojë, zjarri është përhapur me shpejtësi, por për fat të mirë në ato momente në banesë nuk ka pasur njerëz.