Zjarr pranë pallatit ku jeton ish kryeministri Sali Berisha, në zonën Liceut në Tiranë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore si dhe forcat zjarrfikëse që po bëjnë të mundur lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit por nuk ka njerëz të lënduar e as dëme materiale.