Zjarr te Laboratori Shkencor, Ministria: Ishte thjesht shkëndijë elektrike, s’janë dëmtuar provat

Publikuar tek: aktualitet, më 08:37 05-11-2015 Zjarr te Laboratori Shkencor, Ministria: Ishte thjesht shkëndijë elektrike, s’janë dëmtuar provat

Zjarr në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Laboratorin Shkencor të Policisë Shqiptare. Zjarri konfirmohet edhe nga policia, ku drejtori i Komunikimit të Ministrisë së Brendshme, Ardi Bita thotë për Newsbomb.al se ka qenë një shkëndijë, për shkak të neoneve.

“Zjarri ka rënë në orën 02:15 në katin e dytë në një shesh pushimi. Shkak i tij është bërë masa në një prej neoneve duke dëmtuar telat e ndriçimit. Menjëherë kemi lajmëruar forcat zjarrfikëse. Nuk është dëmtuar asnjë provë’’, thotë Bita për Newsbomb.al.

Shumë shpejt pritet që policia të dalë në një deklaratë për shtyp për të sqaruar më tej detaje nga ngjarja.

Fillimisht zjarri u denoncua nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

 ‘’Zjarr në Laboratorin Shkencor të Policisë’’, kështu ka shkruar që në mëngjes herët Lulzim Basha, kreu i PD-së, duke denoncuar, sipas tij aksionin e qëllimshëm.

Sipas Bashës qëllimi ka qenë shkatërrimi i provave në lidhje me drogën e konfiskuar.

“Zjarr në Laboratorin Shkencor të Policisë! Raportohet nga oficerë të policisë se zjarri është i qëllimshëm dhe ka pasur objektiv shkatërrimin e provave në lidhje me drogën e konfiskuar në disa operacione të fundit. Po bëhen përpjekje për ta fshehur këtë akt kriminal”, shkruan Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Intervista / Renald Rista tregon se çfarë ndodhi me serverin e tatimeve
“Më iku halla, shtëpia por edhe lekët”, flet nipi i gruas të vetëvrarë me pistoletë. Si qëndron e vërteta për shtëpinë dhe pse nuk i shkoi në varrim »
Article Logic
Execution time: 0.011229038238525
array(1) { ["section"]=> string(100) "zjarr-te-laboratori-shkencor-ministria-ishte-thjesht-shkendije-elektrike-s-jane-demtuar-provat-24697" }