Zjarret në juglindje të Francës kanë detyruar rreth 10,000 persona të evakuuohen.
Qindra forca zjarrfikëse po luftojnë me flakët pranë qytetit Bormes-les-Mimosas.
Rreth 4,000 hektarë tokë janë djegur përgjatë bregdetit të Mesdheut. Franca më herët ka kërkuar ndihmën e fqinjëve në Bashkimin Evropian për të neitralizuar flakët.
“ Janë evakuuar rreth 10,000 njerëzve pas përhapjes së zjarreve”, u shpreh një zyrtar i forcave të zjarrfikësve për agjencinë AFP.
Të paktën 12 zjarrfikës janë plagosur dhe 15 policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të tymit.