Zjarrëfikësit, heronjtë që u përballën me flakët në gjithë vendin, por vetëm 100 prej tyre marrin këto dhurata

Publikuar tek: aktualitet, më 12:09 29-08-2017 Zjarrëfikësit, heronjtë që u përballën me flakët në gjithë vendin, por vetëm 100 prej tyre marrin këto dhurata

Përgjatë gjithë sezonit veror e deri më sot Shqipëria është përballur me flakët e zjarrit, kryesisht në pyje dhe zona malore.

Zjarrëfikësit kanë qenë heronjtë që janë përballur me këto situata me orë të tëra, ndërsa shpesh është përmendur fakti se mjetet e tyre të punës lënë për të dëshiruar.

Megjithatë, 100 prej tyre tanimë do të kenë mundësi të jenë më të pajisur në punë, pasi gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) u ka dhuruar autoriteteve shqiptare pajisje për fikjen e zjarreve, si dhe uniforma zjarrduruese për të përballuar situatat e ndryshme emergjente me zjarret në të gjithë vendin.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Emergjencat Civile, TAP ka mundur të sigurojë 600 pompa shpine për fikje zjarri, me kapacitet deri në 25 litra ujë, si dhe 100 uniforma personale zjarrduruese. Pompat fikëse të shpinës dhe uniformat do t’u mundësojnë zjarrfikësve efikasitet në luftë ndaj zjarreve, pa u rrezikuar prej nxehtësisë apo flakëve.

Këto pajisje plotësojnë mjaft mirë nevojat e ekipeve që merren me fikjen e zjarreve në të gjithë Shqipërinë. Gjatë ceremonisë së dhurimit të mjeteve përkatëse, të pranishëm kanë qenë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Energjisë dhe Industrisë, por dhe përfaqësues të organeve më të vogla, si Emergjencat Civile, Zjarrfikësit, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, Shërbimi Pyjor etj.

21222589_1821615337868139_1783510352_o.jpg

Një fjalim të shkurtër kanë mbajtur dhe Zv. Ministri i Punëve të Brendshme, Stefan Çipa, si dhe drejtori i Emergjencave Civile, Shemci Prençi “Ne jemi të ndërgjegjshëm se fatkeqësitë natyrore dhe ato të shkaktuara nga dora e njeriut nuk njohin kufij dhe asnjë shtet, sado i përgatitur që të jetë, nuk është në gjendje të përballojë i vetëm pasojat e një shkalle të madhe të këtyre fatkeqësive” – u shpreh Çipa. Ndërsa Prençi ka qenë pak më personal në fjalimin e tij. “Le të shërbejë kjo ceremoni si një apel për të gjithë drejtuesit e bashkive dhe bizneseve për të kontribuar në përmirësimin e këtij shërbimi në mbrojtje të jetës, pronës dhe mjedisit, aq shumë të vlefshëm për shoqërinë” – ka thënë ai për të pranishmit në ceremoni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009131908416748
array(1) { ["section"]=> string(114) "zjarrefikesit-heronjte-qe-u-perballen-me-flaket-ne-gjithe-vendin-por-vetem-100-prej-tyre-marrin-keto-dhurata-90515" }