Zjarret e frikshme në Amazonë, gruaja indigjene akuzon presidentin brazilian: Po shkatërron burimin tonë të jetës (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 09:05 23-08-2019 Zjarret e frikshme në Amazonë, gruaja indigjene akuzon presidentin brazilian: Po shkatërron burimin tonë të jetës (VIDEO)

"Shikoni burimin tonë, atë që ne po humbasim. Për dy vjet kemi luftuar për të ruajtur rezervën tonë dhe ata kanë hyrë dhe kanë djegur gjithçka. Ata po vrasin lumenjtë tanë, burimet tona të jetës dhe tani ata e kanë vendosur zjarrin në rezervën tonë. Dua që të gjitha mediat ta shohin këtë".

Kjo është klithma e një gruaje indigjene, e shqetësuar dukshëm për shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret në Amazonë.

Videoja u nda në rrjetet sociale nga Lëvizja Sunrise me qendër në Shtetet e Bashkuara me komentin: "Ne nuk mund të tolerojmë programet politike të shpyllëzimit. Ne nuk do ta shohim djegien tonë në të ardhmen". Në ankesën e tij, zëdhënësi indigjen tregon për shpyllëzimet që po ndodhin në Amazonë dhe për mbarështimin e bagëtive, aktivitete që presidenti brazilian Bolsonaro i ka inkurajuar fuqimisht duke injoruar paralajmërimet nga ekspertët.

Ndërkohë, ditën e djeshme Presidenti Bolsonaro reagoi për këtë duke thënë se po zhvillohet një komplot kundër qeverisë së tij dhe bëri shkakatarë  organizatat joqeveritare për zjarre të qëllimshme.

Bolsonaro më pas saktësoi që ai nuk kishte prova për të mbështetur akuzat e tij, duke mohuar në mënyrë efektive veten.

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ashpër edhe Presidenti francez Emmanuel Macron,i  cili deklaroi se zjarret që po shkatërrojnë një pjesë të Amazonës paraqesin "një krizë ndërkombëtare" e cila, tha ai, do të trajtohet urgjentisht gjatë samitit të G7 në Biarritz.

"Shtëpia jonë po digjet. Amazona, mushkëria e planetit tonë që prodhon 20% të oksigjenit tonë po digjet", shkruajti presidenti francez në llogarinë e tij në Twitter.

Mirëpo, presidenti francez iu kundërpërgjigj duke thënë se Macron po i përdor zjarret në Amazonë për qëllime politike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007094144821167
array(1) { ["section"]=> string(124) "zjarret-e-frikshme-ne-amazone-gruaja-indigjene-akuzon-presidentin-brazilian-po-shkaterron-burimin-tone-te-jetes-video-176089" }