Zjarret ishin të qëllimshme, reagon qeveria greke

Publikuar tek: bota, më 10:32 27-07-2018 Zjarret ishin të qëllimshme, reagon qeveria greke Zjarret ne Greqi

Zëdhendësi i qeverisë greke, Dhimitris Tzanakapoulos në një deklatarë për mediat greke ka deklaruar se kryeministri i vendit Alexis Tsipras ka urdhëruar një hetim të plotë rreth shkaqeve të zjarreve ku si pasojë e humbën jetën 85 persona  mbetën të plagosur qindra të tjerë në Attika.

 

Kryeministri urdhëroi që dosja e çështjes t’u dërgohet autoriteteve gjyqësore, në mënyrë që t’i paraqitet popullit grek të gjitha dëshmitë qe ka qeveria ne dispozicion.

Nga ana tjetër Ministri i Mbrojtjes Nikos Toskas ka theksuar  se ekzistojnë prova për zjarrvenie të organizuar.

“Sa i përket hetimeve që po bëhen nga grupi hetimor i Departamentit të Zjarrfikësve në bashkëpunim me Policinë Greke, do doja te tregoja me anën e disa imazheve të paraqitura se kemi të dhëna serioze dhe gjurme të rëndësishme për veprimtari kriminale që kanë të bëjnë me zjarrvënie”, u shpreh Nikos Toskas

Në intervistën e tij ai ka thëne se zjarrvenia ishte e qëllimshme dhe kushtet ekstreme te  motit të  keq  kanë qënë shkaku i tragjedisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012229919433594
array(1) { ["section"]=> string(55) "zjarret-ishin-te-qellimshme-reagon-qeveria-greke-129296" }