Zjarret në Amazonë, Leonardo Di Caprio dhuron 5 milion dollarë për mbrojtjen e biodiversitetit

Publikuar tek: bota, më 23:27 26-08-2019 Zjarret në Amazonë, Leonardo Di Caprio dhuron 5 milion dollarë për mbrojtjen e biodiversitetit Aktori hollywoodian, Leonardo DiCaprio

Organizata mjedisore e themeluar nga aktori i njohur i Hollywoodit, Leonardo DiCaprios, ka vendosur 5 milionë dollarë (4.1 milion) për të ndihmuar Amazonën pas rënies së zjarreve atje.

'Aleanca për Tokën' do të japë fonde për grupet lokale dhe komunitetet indigjene gjithashtu ndërsa po punojnë për të mbrojtur Amazonën.

Instituti Kombëtar për Kërkime në Hapësirë në Brazil thotë se ka pasur më shumë se 72,000 vatra zjarri në pyjet e Amazonës gjatë këtë viti, pra 40.000 më shumë se vitin e kaluar, transmeton newsbomb.al.

Organizata Aleanca për Tokën me anë të një deklarate shkroi:

'Shkatërrimi i pyjeve të Amazonës ka bërë që në atmosferë të lëshohet me shpejtësi dioksidi i karbonit, duke shkatërruar një ekosistem që thith miliona ton gaz karboni çdo vit dhe është një nga mbrojtjet më të mira të planetit kundër krizës klimatike'.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro u akuzua nga rivalët dhe kritikët e tij se ka inkurajuar shkatërrimin e Amazonës përmes mungesës së veprimeve për çështjet mjedisore, transmeton newsbomb.al.

Por presidenti brazilian pretendon se organizatat joqeveritare kanë gisht në fillimin e numrit rekord të zjarreve në Amazonë.

Aleanca e Tokës u themelua nga Leonardo DiCaprio dhe dy filantropistë të tjerë gjatë muajit të kaluar, duke synuar mbrojtjen e jetës së egër, drejtësinë klimatike dhe sigurimin e të drejtave të komuniteteve indigjene që jetojnë në Amazonë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, fituesi i çmimit Oscar, DiCaprio shkroi se ishte thellësisht i shqetësuar për situatën në Amazonë, e cila nxjerr në pah ekuilibrin delikate të klimës, biodiversitetin dhe mirëqenien e popujve indigjenë, transmeton newsbomb.al.

Ndërkohë, udhëheqësit e 7 vendeve më të industrializuara në botë, në samitin e G7-tës në Biarritz të Francës, kanë deklaruar se po arrijnë një marrëveshje për një ndihmë ndërkombëtare ndaj krizës në Amazonë.

Ndërkohë gjatë Samitit të G7-tës, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se Britania do të sigurojë 10 milion për mbrojtjen e pyjeve të Amazonës./Newsbomb.al.

direkt.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021160840988159
array(1) { ["section"]=> string(100) "zjarret-ne-amazone-leonardo-di-caprio-dhuron-5-milion-dollare-per-mbrojtjen-e-biodiversitetit-176407" }