Zjarret në Amazonë përplasin Macron me Jair Bolsonaro, lideri francez: Krizë ndërkombëtare; Presidenti brazilian: Është çështje e jona  

Publikuar tek: bota, më 08:41 23-08-2019 Zjarret në Amazonë përplasin Macron me Jair Bolsonaro, lideri francez: Krizë ndërkombëtare; Presidenti brazilian: Është çështje e jona  

Presidenti francez Emmanuel Macron ka sulmuar homologun e tij brazilian duke i quajtur zjarret në pyjet e Amazonës një "krizë ndërkombëtare" që duhet të jetë në rendin e ditës në samitin e G7 në Biarritz.

“Shtëpia jonë po digjet. Në kuptimin e drejtë të fjalës. Amazona, mushkëria e planetit tonë që prodhon 20% të oksigjenit, është në zjarr”, tha Macron.

"Anëtarë të G7-ës, të flasim për këtë urgjencë fillimisht gjatë këtyre dy ditëve”, shkroi presidenti francez në rrjete sociale, duke iu referuar frazës së shprehur në vitin 2002 nga paraardhësi i tij Jacques Chirac, “shtëpia jonë digjet dhe ne shohim gjetkë”.

Ndërkohë, pas kësaj deklarte të Macron, ka ardhur menjëherë edhe reagimi i presidentit brazilian Jair Bolsonaro. Ky i fundit e akuzoi Macron se po i përdor zjarret për 'përfitime politike'.

"Më vjen keq që Presidenti Macron po kërkon të instrumentalizojë një çështje të brendshme në Brazil dhe në vendet e tjera të Amazonës për përfitime politike personale", ka shkruan ai në twitter.

"Sugjerimi i presidentit francez që çështjet e Amazonës të diskutohen në G7 pa pjesëmarrjen e vendeve të rajonit të kujton një mentalitet kolonial të papërshtatshëm në shekullin 21," tha ai.

Kombet e G7 janë Kanada, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe SH.B.A.

1800.jpg

190822090130-01-brazil-fire-0820-exlarge-169.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007159948348999
array(1) { ["section"]=> string(137) "zjarret-ne-amazone-perplasin-macron-me-jair-bolsonaro-lideri-francez-krize-nderkombetare-presidenti-brazilian-eshte-ceshtje-e-jona-176087" }