Zjarret në Shëngjin, reagon Ministria e Mbrojtjes: Asnjë banesë e rrezikuar, flakët janë neutralizuar

Publikuar tek: aktualitet, më 22:38 23-08-2019 Zjarret në Shëngjin, reagon Ministria e Mbrojtjes: Asnjë banesë e rrezikuar, flakët janë neutralizuar Forcat e Armatosura duke shuar vatrat e zjarrit ne Shengjin

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, si dhe faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes, kanë reaguar pas situatës së zjarreve në Shëngjin.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ministrja Xhaçka ka theksuar se falë kontributit

Misionit të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri (MZSH), pushtetit vendor dhe Forcave të Armatosura (FA), vatra e zjarrit në kurorën e gjelbërt të Shëngjinit është mbajtur nën kontroll. Ministrja bëri me dije se asnjë banesë nuk është rrezikuar nga flakët të cilat janë neutralizuar krejtësisht.

Postimi i plotë:

Kontribut i përbashkët i trupave dhe mjeteve të MZSH, pushtetit vendor, Forcave të Armatosura dhe banorëve për mbajtjen nën kontroll të zjarrit të rënë në kurorën e gjelbër të Shëngjinit. Asnjë banesë e rrezikuar, ndërkohë që, prej dy ditësh e netësh, FA me mjete e trupa nga Tirana e Shkodra dhe bashkia Lezhë janë në terren dhe do të jenë aty deri në shuarjen e plotë të flakëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071649551391602
array(1) { ["section"]=> string(105) "zjarret-ne-shengjin-reagon-ministria-e-mbrojtjes-asnje-banese-e-rrezikuar-flaket-jane-neutralizuar-176148" }