Zjarret në vend, Agron Duka thirrje autoriteteve: Veproni me vendosmëri, rrezikohet pasuria kombëtare

Publikuar tek: aktualitet, më 18:00 04-08-2020 Zjarret në vend, Agron Duka thirrje autoriteteve: Veproni me vendosmëri, rrezikohet pasuria kombëtare Agron Duka

Në këto ditë të nxehta vere vendi ynë nuk ka gjetur as qetësi nga zjarret e shumta që kanë gllabëruar sipërfaqe të mëdha toke.

Sot kreu i Emergjencave Civile Haki Çako, tha se zonat që po digjen duan t'i kthejnë në resorte turistike, duke i bërë apel policisë që të veprojë.

Njejtë ka reaguar dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Përmes një shënimi në rrjete sociale, ai thotë se ka njerëz që ndiqen nga mungesa e ndjeshmërisë së natyrës dhe makutëria që të përfitojnë përmes zjarrvënies.

Duka i bën apel autoriteteve që të marrin masa dhe të veprojnë me vendosmëri, pasi është në rrezik është pasuria kombëtare dhe jeta e qytetarëve.

Postimi i plotë i Dukës

Të gjithë po ndjekim me shqetësim të madh zjarret që kanë gllabëruar dhjetra hektarë me pyje në të gjithë vendin. Një fatkeqësi që dëshmon mungesën e theksuar të ndjeshmërisë ndaj natyrës dhe njëkohësisht dashakeqësinë që frymëzohet nga makutëria e cila nëpërmjet zjarrit, synon përfitimin. Është jetike që autoritetet vendore dhe qëndrore të veprojnë me vendosmëri dhe të jenë në lartësinë e kësaj detyre, pasi në rrezik është pasuria kombëtare dhe jeta e qytetarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098938941955566
array(1) { ["section"]=> string(105) "zjarret-ne-vend-agron-duka-thirrje-autoriteteve-veproni-me-vendosmeri-rrezikohet-pasuria-kombetare-216080" }