Zjarrfikësit betejë me flakët në Kaliforninë Jugore, raportohet për tre të vdekur dhe disa të plagosur

Publikuar tek: bota, më 22:13 12-10-2019 Zjarrfikësit betejë me flakët në Kaliforninë Jugore, raportohet për tre të vdekur dhe disa të plagosur Nga zjarri ne Kalifornine Jugore

Tre persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e disa zjarreve që kanë shpërthyer në zona të ndryshme të Kalifornisë Jugore që prej të enjtes.

Disa zjarre shpërthyen në Kaliforninë Jugore nga Ventura Country deri në Riverside County, madje edhe në pjesën më veriore të Los Angeles. Mijëra janë detyruar të evakuohen ndërsa tre persona raportohet se kanë vdekur deri tani nga shkaqe që lidhen me zjarrin, ndërsa janë plagosur disa zjarrfikës.

Zjarri i Saddle Ridge është më i madhi në jug të Kalifornisë, duke djegur mbi 7.500 hektarë tokë me dhe mbi 31 struktura të dëmtuara ose shkatërruara, raporton Shërbimi Kombëtar i Motit.

Gjithashtu, zjarri Sandalwood, po vazhdon të digjet në Riverside Country, Kalifornia. Ai shpërtheu të enjten duke u rritur në madhësi brenda një nate në më shumë se 800 hektarë të djegur. Më shumë se 70 struktura, përfshirë shtëpitë, janë shkatërruar nga flakët. Të paktën 2 vdekje lidhen me këtë zjarr.

Ka shumë zjarre të tjerë që digjen në Kaliforni. Zjarri i Briceburg po ashtu, i vendosur në rrethin e Mariposa është rritur në madhësi të konsiderueshme, mbi 5000 hektarë. Megjithatë, të premten, të gjitha urdhrat e evakuimit u hoqën, pasi ekuipazhet po mbajnë nen kontroll flakët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013280868530273
array(1) { ["section"]=> string(108) "zjarrfikesit-beteje-me-flaket-ne-kalifornine-jugore-raportohet-per-tre-te-vdekur-dhe-disa-te-plagosur-181819" }